Përplasen 5 automjete, asnjë i plagosur

Kronikë e zezë

Përplasen 5 automjete, asnjë i plagosur

Më: 27 janar 2015 Në ora: 20:16

Kanë shpëtuar për mrekulli drejtuesit e pesë automjeteve sot në kryeqytet, që u përfshinë në një aksident rrugor.

Ngjarja ndodhi në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku shkak i aksidentit mësohet se ka qenë manovrimi i gabuar i njërit prej drejtuesve të mjeteve, makina e të cilit goditi edhe katër makina të tjera.

Nga ky aksident u shënuan vetëm dëme materiale ndërkohë që policia rrugore mbërriti në vendngjarje, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Fotoja e siguruar nga A1 Report, tregon kaosin që u shkaktua me trafikun, pas aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat