Grabitje me armë në një lokal në Lushnje

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në një lokal në Lushnje

Më: 26 janar 2015 Në ora: 19:01

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Mertish, ku rreth orës 03:40 tre persona të maskuar dhe njëri i armatosur kanë hyrë brenda për të grabitur.

Nën kërcënimin armës, kanë mundur që të marrin lekët e xhiros ditore.

Duke mos u mjaftuar me këtë, grabitësit përpara se të largoheshin kanë qëlluar me armë në ajër.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia.

Ajo mori në pyetje pronarin e lokalit, shtetasin E.Gj, në lidhje me konfliktet që ai mund të ketë pasur në të shkuarën.

Burimet thonë se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat