Arrestohet shtetasi serb i Kosovës, kapet me radiolidhje

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi serb i Kosovës, kapet me radiolidhje

Më: 26 janar 2015 Në ora: 17:17

Është arrestuar një qytetar i komunitetit serb, i cili po mbante një armë gjuetie dhe një radiolidhje.

Policia e Kosovës njofton se më 25 janar, ka arrestuar të dyshuarin serb/Kosovar J.B.(1968) në rrugë në fshatin Uqë komuna Istog, duke ecur me armen e tipit pushkë gjuetie “Baicall”, gjashtëmbëdhjetë(16) fishekët të cal.12 GA si dhe radiolidhjen e modelit XL.

Pas intervistës është kontaktuar prokurori i shtetit me urdhër të cilit rasti do të procedohet në procedurë të rregullt dhe i dyshuari lirohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat