Shkrumbohet makina, zjarr në një pallat, dyshohet i qëllimshëm

Kronikë e zezë

Shkrumbohet makina, zjarr në një pallat, dyshohet i qëllimshëm

Më: 26 janar 2015 Në ora: 11:51

Një fugon mallrash u shkrumbua plotësisht pasi u përfshi nga flakët, në fshatin Balldre të Lezhës. Zjarri mësohet se nisi nga një defekt në sistemin elektrik të automjetit.

Automjeti me targa DJ 800 PB ka qenë i parkuar në garazhin e banesës të shtetasit V.G. kur është përshirë nga zjarri. Ishte pronari i mjetit që konstatoi flakët dhe njoftoi menjëherë policinë dhe zjarrfikësit.

Nga të dhënat e para të policisë mësohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një defekt në sistemin elektrik të mjetit, i cili ka provokuar edhe flakët e zjarrit, ndërsa dëmet e shkaktuara kapin një vlerë të konsiderueshme.

Zjarr në pallat, dyshohet e qëllimshme

Rasti i dytë i zjarrit u shënua në një banesë po në fshatin Balldre. Rreth orës 02:00 të mëngjesit flakët përfshinë korridorin e katit të katërt të një pallati. Banorët e tij sinjalizuan menjëherë zjarrfikësit dhe falë ndërhyrjes së shpejtë nuk u shkaktuan dëme.

Nga fakti se zjarri nisi pranë derës të një familje, policia dyshon për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat