Vlorë, kapet i kërkuari për vrasje në tentativë e armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Vlorë, kapet i kërkuari për vrasje në tentativë e armëmbajtje pa leje

Më: 25 janar 2015 Në ora: 16:45

Një person i shpallur në kërim për tentativë vrasjeje është arrestuar nga Policia e Vlorës. Fatos Alimuçi u vu në pranga nga strukturat e Policisë Kundër krimit pasi ndaj tij Gjykata e Vlorës kishte nxjerrë urdhër arresti për veprat penale të vrasjes me dashje e mbetur në tentativë ndaj shtetasit me inicialet D.T, banues në Vlorë.

Ndaj tij rëndon gjithashtu edhe akuza e armëmbajtjes pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat