Pas zënkës, tenton të vetëvritet

Kronikë e zezë

Pas zënkës, tenton të vetëvritet

Nga: Diana Bunjaku Më: 25 janar 2015 Në ora: 15:32

N. N nga Suhareka, pas një fjalosje me familjaret e saj, ka tentuar të vetëvritet në orët e mesditës të së shtunës, duke pirë kështu një sasi të konsiderueshme të medikamenteve. Rastin e ka konfirmuar edhe zyrtaret e Policisë së Kosovës, duke bërë me dije, që viktima nga Suhareka është jashtë rrezikut për jetë.

Viktima N.N. fatmirësh i ka shpëtuar vdekjes, pasi me kohë është parë nga familjarët e saj, se ajo kishte gëlltitur gjithë sasinë e hapave për qetësim. Ajo është dërguar për tretman mjekësor dhe gjendja e saj fatmirësisht është përmirësuar.

Baki Kelani zëdhënës në Policinë e Kosovë, ka thënë për “Bota sot” se gjatë nëntë mujorit të vitit 2014, janë shënuar gjithsej 48 raste të vetëvrarëve, dhe 196 të tentim vetëvrasjeve.

Sociologët thonë se “ Vetëvrasjet “ dhe “ Tentim vrasjet” vijnë si rezultat i shumë faktorëve dhe sfidave që kalon rinia në përgjithësi.

Ferdi Kamberi sociolog, tha se fenomenin i vetëvrasjes, është bërë një ndër dukuritë më negative, dhe më të mëdha të shoqërisë bashkëkohore, pa përjashtuar këtu edhe shoqërinë kosovare, e cila ka shënuar rritje për dallim nga periudhat mëhershme.

Sipas tij, në parandalimin e kësaj dukurie, duhet ndërmarr një sërë preventivash në mënyrë që shoqëria kosovare mos të ketë ngritje të mëtutjeshme të këtij fenomeni. Ky rezultat vjen si problem i shumë faktorëve dhe sfidave.
“Ky fenomen është bërë një “kancer” i shoqërisë kosovare dhe nëse vazhdon ky ritëm, atëherë vërtet do të kemi probleme të mëdha, pasi dihet se shoqëria kosovare ka një strukturë mbi 6 për qind, të përbërë kryesisht nga rinia”, ka thënë sociologu Kamberi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat