Defekt teknik, burri digjet i gjallë në sauna

Kronikë e zezë

Defekt teknik, burri digjet i gjallë në sauna

Më: 25 janar 2015 Në ora: 15:32

Dennis Antiporek ka ndërruar jetë në një sallë saune për shkak të një defekti teknik. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e burrit në Florida. Ai i kishte thënë të bijës dhe së shoqes se do të shkonte të qetësohej për pak kohë në saunë, mirëpo, kur panë se ai po vonohej më shumë se zakonisht, vajza shkoi ta kontrollonte dhe aty u ndesh me një pamje të tmerrshme. Lëkura e burrit ishte tërësisht e zezë, pasi ishte shkrumbuar nga nxehtësia e tepërt e saunës. Vajza hapi në mënyrë të menjëhershme derën dhe u mundua ti bënte frymëmarrje artificiale të atit, por gjithçka ishte e kot, pasi ai kishte ndërruar jetë. Me shumë mundësi, shkak i kësaj ngjarje mund të jetë bërë kohëmatësi, i cili kishte defekt dhe nuk e ka lajmëruar burrin për kalimin e minutave të nevojshme, duke shkaktuar kështu edhe vdekjen e tij. Tani familja ka nisur një betejë ligjore kundër firmës që i kishte instaluar saunën në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat