Itali: Lihet në burg 30-vjeçari shqiptar, u kap në aeroport me dokumente false

Kronikë e zezë

Itali: Lihet në burg 30-vjeçari shqiptar, u kap në aeroport me dokumente false

Më: 25 janar 2015 Në ora: 15:27

Gjykata e Katanias në Itali ka lënë në burg 30-vjeçarin shqiptar Ziadin Gjorgji, i cili u arrestua pak ditë më parë në aeroport me dokumente të falsifikuara dhe fotografi me armë. Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari akuzohet për prodhim dhe posedim të dokumenteve false.

30-vjeçari shqiptar u arrestua më 22 janar në aeroportin e Katania-s. Ai u paraqit në zonën e kontrollit me një biletë që shkonte drejt Bukureshtit, por pasi kaloi kontrollin u kap teksa tentonte të ngjitej në avionin që nisej drejt Londrës, me një tjetër biletë që e kishte siguruar përmes dokumenteve të falsifikuara.

Mësohet se shqiptarit i është gjetur edhe një USB e cila përmbante fotografi të tij me kallashnikov në dorë. Shqiptari rezulton të jetë denoncuar edhe në 13 janar nga autoritetet në Malpensa, pasi ka tentuar të ngjitet në një avion që nisej drejt Londrës, duke përdorur pasaportë të falsifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat