Durrës, kapen 2 klandestinë sirianë në autobusin Athinë-Tiranë, shoferi i mori nga 500 euro

Kronikë e zezë

Durrës, kapen 2 klandestinë sirianë në autobusin Athinë-Tiranë, shoferi i mori nga 500 euro

Më: 25 janar 2015 Në ora: 11:21

Dy klandestinë sirianë janë kapur në autobusin e linjës Athinë-Tiranë. Sipas policisë sirianët kishin hyrë nga Athina për në Shqipëri nëpërmjet doganës së Kakavijës.

Ndërkohë në pranga është vënë shoferi i autobusit të linjës Athinë-Tiranë, 48-vjeçari Agron Karanxha, i cili përfitoi nga 500 euro për të kaluar ilegalisht dy sirianët.

Ndalimi i klandestinëve dhe arrestimi i shoferit Karanxha është bërë mbrëmjen e djeshme më datë 24.01.2015 rreth orës 23:30 nga sektori për trafiqet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat