Burri gruas: E kam një plumb për ty

Kronikë e zezë

Burri gruas: E kam një plumb për ty

Më: 24 janar 2015 Në ora: 10:57

“Do të të vras. E kam ruajtur një plumb për ty. Do t’ua qeth flokët vajzave që të mos bëhen si ti”. Këto janë disa prej kërcënimeve që i bëhen Elida Bufit nga ish-bashkëshorti i saj.

45 vjeçarja nga Pogradeci, siç transmeton Ballkanweb ndihet e terrorizuar nga babai i dy vajzave të saj, i cili edhe pse kanë kaluar shumë vite, nuk e pranon divorcin. “më kanë martuar që 14 vjeçe me mblesëri. Martesa ishte ferr për mua. Ish burri më konsideron si pronë të tijën dhe mendon se mund të bëjë çfarë të dojë me mua”, ka thënë Bufi.

Ndërkohë, në një intervistë për “gazetën shqiptare”, ajo ka pohuar se edhe pse e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka marr tre urdhra mbrojtjeje vazhdon të kërcënohet nga ish-burri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat