Krejt “banesa” në burg për shkak të rrymës

Kronikë e zezë

Krejt “banesa” në burg për shkak të rrymës

Më: 27 dhjetor 2014 Në ora: 18:39

Në kuadër të aksionit kundër atyre që abuzojnë me energjinë elektrike është shënuar edhe një rast interesant.
11 kryefamiljarë të një pallati në qytetin e Krujës kanë përfunduar në pranga, pasi janë arrestuar në flagrancë duke rilidhur energjinë. Ata kishin akumuluar shuma të mëdha debie ndaj shtetit dhe gjatë një aksioni të OSHEE, inspektorët e operatorit u kishin ndërprerë energjinë deri në pagesën e faturave të pashlyera.
Por kryefamiljarët kanë rilidhur energjinë e shkëputur dhe gjatë një aksioni të dytë të OSHEE dhe policisë ata janë shoqëruar për në komisariatin e Krujës.
Dosjet e tyre kanë kaluar për shqyrtim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Krujës duke bërë që thuajse një pallat i tërë të dalë para gjyqit për vjedhje të energjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat