Autobusi me 53 shqiptarë bie në humnerë në Mal të Zi. Lista e të lënduarve(Video)

Kronikë e zezë

Autobusi me 53 shqiptarë bie në humnerë në Mal të Zi. Lista e të lënduarve(Video)

Më: 26 dhjetor 2014 Në ora: 20:32

(E plotësuar)-Një autobus shqiptar me 53 pasagjerë është aksidentuar në rrugën Tivar-Ulqin të Mali të Zi, ku dyshohet se ka mbetur të paktën 1 viktimë dhe 12 persona të tjerë të plagosur.

Aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën në mes Tivarit dhe Ulqinit, kur autobusi me targa të Shqipërisë AA 581 JX ka dalë nga rruga në vendin Fusha e Mërkotit shkruan agjencia Vijesti.

Të dhënat e fundit tregojnë që një femër ka humbur jetën në aksident, ndërsa është arritur që mbas disa orësh të nxirret fëmija nga autobusi i shtypur.

Nga policia lokale është bërë e ditur se, 6 persona janë të plagosur rëndë ndërsa 17 janë lehtë. Drejtuesi i autobusit mësohet se është Shkëlqim CaliNga diplomatet tane ne terren na vihet ne dispozicion lista e te lenduareve nga aksidenti te cilet ndodhen ne spitalin Bllazo Orlandiq te Tivarit nen kujdesjen e mjekeve.

Lista e të lënduarve:

Remzi Nurka, Jarina Radovani, Aleks Manoli, Jomida Deda Arber Taledhy Jani Qendro Ermal Dhembo. Kaca Nurina Sheri Reka. Edona Mulla Jymir Xatoksi Eralda Meho. Durja Canaj Camaj Ndue Ariela Qendro Kristofor Moviti Fet Sibela Peskani Klevik. Irena Nurka Nesad Didrek. Kriselda Veis. Marika Hormoviti Camaj Luljeta Klavdia Ndreu Iman Kaca Leonora Ndreu. Neshat Ndreu. Ejdon Kuca Elisa Kuca Enadija Kuca Doruntina Kuca.

****
Një grua shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Malin e Zi, ndërsa rreth 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi në orën 18:00 mes Tivarit dhe Ulqini ndërsa autobusi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë në vendin e quajtur Ura e Mërkotit. 6 prej tyre ndodhen ne gjendje te rende.

Sipas mediave malazeze, në autobusin me targa shqiptare AA 58 1 JX udhëtonin 53 persona.

Ndërsa, shqiptarja.com, duke u thirrur në burime të saj thotë se të aksidentuarit që kishin vizituar Dubrovnikun (Kroaci) për festat e fundvitit (Krishtlindje), po ktheheshin në Shqipëri.

Autobusi me shqiptarë është aksidentuar rëndë, saqë policia e ka pasur të vështirë të nxjerrë në kohë të shpejt udhëtarët e lënduar, pasi shumë prej tyre kishin mbetur të bllokuar. 30 prej shqiptareve janë nxjerre nga autobusi nga forcat zjarrfikëse dhe banoret e zonës. Të lënduarit lehtë janë dërguar në spitalin e Tivarit, ndërsa të plagosurit më rëndë janë dërguar në qendrën spitalore në Podgoricë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shërbimi Zjarrfikës dhe specialistë të qarkullimit ndodhen në vendngjarje dhe pritet të zbardhen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat