Kapet shqiptari që furnizonte parinë italiane me kokainë

Kronikë e zezë

Kapet shqiptari që furnizonte parinë italiane me kokainë

Më: 26 dhjetor 2014 Në ora: 00:12

Policia italiane ka arrestuar pas muajsh të tërë hetimesh një 28-vjeçar, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike në Trevizo.

Në pranga ka rënë Ilir Leva, 28 vjeç, banues në komunën e Villorbas, në provincën e Trevizos.

Në listën e klientëve të shqiptarit gjendeshin vetëm emra dentistësh, arkitektësh, avokatësh, artistësh, biznesmenësh me emër e madje edhe një politikan lokal.

Të gjithë këta klientë ishin të gatshëm të shpenzonin deri në 5 mijë euro në muaj për pluhurin e bardhë.

I riu shqiptar u zbulua pasi policia arrestoi Simone Cadamuro, një ish-futbollist që u arrestua teksa pak muaj më parë. Nga hetimet rezultoi se ai ishte bashkëpunëtor i Levës.

Policia ka zbuluar se një ndër klientët e rregullt të shqiptarit ishte edhe një balerinë i njohur, i cili së bashku me një sërë personash të tjerë janë marrë në pyetje.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të ngushtë të 28-vjeçarit, i cili dyshohet se qarkullonte mijëra euro në muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat