Harron të ngrejë frenat e dorës, e shtyp makina e tij

Kronikë e zezë

Harron të ngrejë frenat e dorës, e shtyp makina e tij

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 15:24

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ballsh, ku një shofer i kompanisë së naftës ARMO ka gjetur vdekjen pasi është shtypur nga makina e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, ku shoferi i kompanisë ka dalë nga boti që drejtonte për ta mbushur me naftë, por duke harruar të ngrinte frenat e dorës.

Duke pasur radhë, shoferi ka dalë nga makina për të parë, por u tregua i pakujdesshëm, pasi nuk ngriti frenat e makinës. Si pasojë mjeti i tij ka rrëshqitur duke e shtypur.

Identiteti i viktimës nuk dihet endet, por mësohet se policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar dhe zbuluar motivet që aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat