Tiranë/ Tregtari 53-vjeçar vdes në hotel duke bërë seks, kishte përdorur Viagra

Kronikë e zezë

Tiranë/ Tregtari 53-vjeçar vdes në hotel duke bërë seks, kishte përdorur Viagra

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 22:46

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në një hotel në Tiranë, teksa ka qenë duke bërë seks me të dashurën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Laprakë.

53-vjeçari me inicialet E.E, pronari i një kompanie tregtimi mallrash, mendohet se ka humbur jetën për shkak të përdorimit të Viagras.

Sipas burimeve të policisë, ai kishte marrë një dhomë hoteli, ku kishte shkuar me të dashurën e vet.

Por, pas një ore kjo e fundit është larguar e frikësuar.

Të nesërmen, ai është gjetur në dhomën e hotelit i vdekur.

Sipas policisë, vdekja ka ndodhur për arsye natyrore.

Ndërkohë, është identifikuar edhe e dashura e tij, e cila ka deklaruar në polici se u largua nga dhoma, pasi u tremb.

Viktima, sipas familjarëve të tij, vuante nga diabeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat