Sfidoi policinë italiane, burg 25-vjeçarit shqiptar

Kronikë e zezë

Sfidoi policinë italiane, burg 25-vjeçarit shqiptar

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 19:42

Drejtësia italiane ka dhënë masën e arrestit me burg për një të ri shqiptar që akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe vjedhje.

Bëhet fjalë për Ledjon Kurtin, 25 vjeç, i cili është përgjegjës për kaosin e shkaktuar në autostradën e Adriatikut, në lindje të Italisë.

Më parë 25-vjeçari shqiptar akuzohej për vjedhje, ndërsa tani duhet të përgjigjet edhe për akuzën “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Ngjarja:

Ledjon Kurti ishte duke udhëtuar me një “Audi A3”, i vjedhur, në autostradën Adriatik kur përpara i ka dalë një autokolonë policie që e ka sinjalizuar atë të ndalojë, por 25-vjeari ka refuzuar të ndalojë duke i dhënë gaz të drejtim të një polici, që mbeti i lënduar rëndë.

Policia është kundërpërgjigjur menjëherë duke i qëlluar nga gomat, çka bëri që Kurtit t’i dilte automjeti nga kontrolli dhe të përplasej me një makinë tjetër tip “Fiat Bravo”. Shoferi i “Fiat”-it, Andrea Perini, u plagos rëndë dhe ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari ka dalë sot para gjykatës së Maceratas, në rajonin Marche në qendër të Italisë. Ai tha para trupit gjykues se nuk ka dashur të lëndojë askënd. Ai tha se policët iu dukën thjesht si njerëz të armatosur që i kërkuan atij të ndalonin, ndaj ai reagoi me instinkt mbrojtës.

Ai pritet të dalë sërish para trupit gjykues për të mësuar masën përfundimtare që do të merret ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat