Shkelën ligjin anti-duhan, gjobiten 6 lokale nate në Tiranë

Kronikë e zezë

Shkelën ligjin anti-duhan, gjobiten 6 lokale nate në Tiranë

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 19:10

Inspektorati Shtetëror i Shëndetësisë ka gjobitur me 350 mijë lekë të reja 6 lokale nate në Tiranë për shkelje të ligjit anti-duan.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga ISHSH-ja me në krye Eltar Dedën këtë fundjavë, është vënë re se në mjediset e këtyre lokaleve konsumohej duhan, në kundërshtim me ligjin që e ndalon diçka të tillë në ambientet publike.

Lokalet që janë kapur me shkelje dhe gjobitur janë MATRIX, MUMJA, ARENA, MOSCOË, TABOO dhe DREAM CITY.

Po ashtu janë marrë masa administrative edhe ndaj pronarëve dhe administratorëve të këtyre lokaleve.

Ky aksion kontrolli është ndjekur nga afër nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në komunikatën për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë theksohet se prania e ministrit Beqaj në këtë aksion, shpreh vullnetin e qartë të qeverisë për të mbështetur Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor në zbatimin e ligjit anti-duhan si dhe tolerancë zero për shkelësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat