Ndizet një veturë në magjistralen Gjilan-Prishtinë, shkak gazi

Kronikë e zezë

Ndizet një veturë në magjistralen Gjilan-Prishtinë, shkak gazi

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 18:18

Një veturë e tipit Audi është djegur tërësisht, derisa ka qarkulluar në magjistralen Gjilan -Prishtinë, në orët e pasdites, raportojnë mediat.
Fatmirësisht askush nga familjarët që kanë qenë në makinë, nuk e ka pësuar në këtë aksident, pasi gjithçka është hetuar me kohë.

Një dëshmitar ka bërë të ditur se vetura ka qenë e pajisur me sistem të djegies me gaz, që viteve të fundit në Kosovë përdoret nga shumë pronarë makinësh, për të ulur shpenzimet. Sidomos një gjë të tillë e bëjnë taksistët, duke e rrezikuar jetën e udhëtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat