Konflikti mes dy vëllezërve, prokuroria kërkon 20 vite burg

Kronikë e zezë

Konflikti mes dy vëllezërve, prokuroria kërkon 20 vite burg

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 09:02

Prokuroria ka kërkuar 20 vite në total për të pandehurit, Gentjan dhe Klevis Balloku nga Kurbini, në qarkun Lezhë, të akuzuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas prokurorisë Gentjan Balloku tentoi të vriste vëllain e tij Klevis Balloku, i cili gjithashtu është nën akuzë për shkak se mbante armë pa leje. Ngjarja e ka zanafillën në prillin të këtij viti kur Klevis Balloku ka dalë nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për armëmbajtje pa leje.

Marrëdhëniet në familjen Balloku, kanë qenë të acaruar sidomos midis vëllezërve Gentian dhe Klevis Balloku. I dhunuar në familje ka qenë dhe babai i tyre, pasi Gentian Balloku e ka rrahur atë gjatë një acarimi në një konflikt familjar. Disa muaj më pas në këtë familje, ka ndodhur një fatkeqësi, ku vëllai i tyre është vrarë.

Për veç dhimbjes nga humbja e tij, ai ishte i vetmi që punonte, gjë që ka rënduar dhe situatën financiare të familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat