E merr për ta ndihmuar - ky ia vjedh makinën

Kronikë e zezë

E merr për ta ndihmuar - ky ia vjedh makinën

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:52

Një ngjarje e pazakonshme ka ndodhur në Junik.
Një burrë ka raportuar në Polici se deri sa ishte duke drejtuar veturën VW-Golf IV në rrugë ka marë një të dyshuar, i cili nën ndikimin e alkoolit i ka marë veturën viktimës dhe është larguar në drejtim të panjohur, përcjell koha.net.

Njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin, i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa vetura është konfiskuar.

E një tjetër kthim i mjetit të vjedhur ka arritur ta bëjë Policia e Kosovës në Pejë.

“Ankuesi ka raportuar se të dyshuar të pa njohur i kanë vjedhur një telefon të markës HTC në vlerë rreth 200 euro. Pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar shqiptarë, ku gjatë kontrollit tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një telefon i vjedhur”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell koha.net.

“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat