Vdes në aksident djali i Visar Zhitit

Kronikë e zezë

Vdes në aksident djali i Visar Zhitit

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 15:53

(I plotësuar) Në moshën 19-vjeçare është ndarë nga jeta në një aksident rrugor djali i vetëm i Visar Zhitit, ish-ministrit të Kulturës.

Atjoni, djali i aktorit dhe poetit të njohur është aksidentuar me motor në Tiranë.

19-vjeçari ishte student për filozofi në Universitetin “Sacro Cuore” Milano.

Ai është përplasur me trafikndarësin së autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas hetimeve të para të policisë rrugore, shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e madhe.

Atjoni ka qënë në motor bashkë me një shokun e tij, i cili është në gjendje të rëndë, ndërsa vetë 19-vjeçari nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

>>Jeta e prerë në mes e Atjonit, Miqtë: “Engjëlli në tokë, iu bashkua të tjerëve në qiell”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat