Dy aksidente në Tiranë, vdesin 2 persona, plagoset rëndë një tjetër

Kronikë e zezë

Dy aksidente në Tiranë, vdesin 2 persona, plagoset rëndë një tjetër

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 09:00

Dy aksidente me pasoja të rënda, vdekjen e dy personave kanë ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë.

Aksidenti i parë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku nga përplasja e një motori me bordurën ndarëse të autostradës, ka humbur drejtuesi i tij. Ndërsa aksidenti i dytë është regjistruar në Fushë-Prezë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit në Fushë-Prezë, ndërkohë që policia ka shkuar drejt vendngjarjes për të zbardhur detaje të reja nga ngjarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat