Policia e Kosovës ndalon plaçkitjen e armatosur

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës ndalon plaçkitjen e armatosur

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 15:06

Një plaçkitje e armatosur ka ndodhur sot në ora 11 në rrugën Pejë-Klinë, në Kliçinë. Me këtë rast kriminelët e maskuar dhe të armatosur me armë automatike kanë dalë në rrugë, kanë shkrepur armët dhe kanë detyruar vozitësin e veturës zyrtare të Korporatës Dukagjini të ndalojë.

Të maskuarit ia kanë plaçkitur veturën dhe tërë mallin të cilin vozitësi e transportonte nga depoja qendrore e Korporatës Dukagjini në Pejë deri te depot në Prishtinë.

Me të lajmëruar policinë, Njësiti special ka reaguar me shpejtësi dhe ka arritur të ndalojë veturën e vjedhur, kurse kriminelët janë arratisur në malin e afërt.

Policia është duke vazhduar ndjekjen e tyre.

Me këtë rast Korporata Dukagjini shprehu mirënjohje dhe falënderim për Policinë e Kosovës dhe Njësitin special të saj për reagim të shpejtë e të suksesshëm dhe kthimin e veturës zyrtare të Korporatës dhe të mallit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat