Pengohet dhe rrëzohet në rrugë, përplaset për vdekje nga makina

Kronikë e zezë

Pengohet dhe rrëzohet në rrugë, përplaset për vdekje nga makina

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 14:17

Një 55-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan – Peqin, si pasojë e një aksidenti automobilistik.

55-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është përplasur nga një automjet, teksa përpiqej të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Në fillim ai është rrëzuar në rrugë dhe nuk ka pasur kohën e duhur për të kaluar në anën tjetër të rrugës, duke u përplasur nga makina.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhjen e plotë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat