Vidhnin bankomatët, kapet grupi i shqiptarëve në Australi

Kronikë e zezë

Vidhnin bankomatët, kapet grupi i shqiptarëve në Australi

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 17:41

Katër shqiptarë janë arrestuar sot në Australi, pasi akuzohen për vjedhjen e një sërë bankomatesh në kontinentin ishull.

Marcel Boka, Gjergj Nika, Simon Sheu dhe Aniello Vinciguirra janë arrestuar në rajonin Northern Territory dhe prej andej janë ekstraduar në Sidnei, ku pritet të dalin para organeve të drejtësisë.

Autoritetet vendase thanë se ata funksiononin si një grup mjaft i organizuar dhe dyshohen si autorë për vjedhjen e shumë bakomateve në shtete të ndryshme në Australi.

Ata janë arrestuar falë një operacioni shumë të sofistikuar mes policive të gjashtë shteteve, që erdhi si rezultat i hetimeve disa mujore.

Një prej shqiptarëve është filmuar nga kamerat e një televizioni gjatë një vjedhje live, pamje këto që do të shërbejnë si provë në gjyqin kundër tyre.

Policia e ka mbajtur të fshehtë shumën e parave të vjedhura prej tyre, por sipas medieve australiane ato mund të shkojnë në miliona dollarë.

Shqiptarët, të cilët janë me viza në Australi, ndodhen në paraburgim dhe të premten pritet të dalin para gjykatës në Sidnei.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat