Sulmohen Policët në Kaçanik

Kronikë e zezë

Sulmohen Policët në Kaçanik

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 12:42

Një kontroll i rregullt i disa zyrtarëve policorë në Kaçanik ka përfunduar me sulm fizik ndaj tyre nga një qytetar i fshatit Begracë.

Ky i fundit është vënë në pranga nga policia, pasi që i njëjti pengoi dhe sulmoi fizikisht zyrtarët e rendit gjatë kontrollit policor ku iu konfiskuan dy pushkë gjuetie.

“I dyshuari pas intervistës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat