Zjarr në Shkollën e Bashkuar në Qesarat

Kronikë e zezë

Zjarr në Shkollën e Bashkuar në Qesarat

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 12:41

Një tjetër incident është shënuar këtë paradite tek një nga shkollat e mesme, të qytetit të Tepelenës. Shkolla e Bashkuar në fshatin Qesarat bëhet me dije se është përfshirë nga flakët.

Zjarri mësohet se kishte rënë në çatinë e shkollës, por ende nuk dihen shkaqet e nisjes së tij. Nxënësit dhe mësuesit e shkollës janë evakuuar nga ambienteve e saj, ndërkohë që zjarrfikësit kanë nisur shuarjen e flakëve.

Alarmi për rënien e zjarrit mësohet se është dhënë nga nxënësit e vitit të dytë të shkollës së mesme. Ndërkohë uniforma blu kanë nisur nga puna për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat