Policia arreston tre të dyshuar për falsifikim, mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kronikë e zezë

Policia arreston tre të dyshuar për falsifikim, mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 18:30

Me datë 17.12.2014, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka asistuar inspektorët e Agjencisë së Kosovës për Produkte Medicinale (AKPM) për kontroll në një kompani.

Sipas hetimeve preliminare dyshohet se pronari i kompanisë, në cilësinë e Drejtorit të Kompanisë duke paraqitur autorizimin e falsifikuar në tenderin për “Furnizim me pajisje esenciale” në Ministrinë e Shëndetësisë dhe njëherit autorizimin për importe po ashtu i dyshuar për falsifikim dhe i dorëzuar në AKPM, ka marr licencën në Ministrinë e Shëndetësisë po me këtë autorizim (dokument i dyshuar për falsifikim).

Personi i dyshuar A. S. viti i lindjes 1969 mashkull/shqiptar/kosovar dyshohet të ketë kryer veprën penale, Falsifikim dhe Mashtrimi, ndërsa të dyshuarit:

• D. R. viti i lindjes 1978 mashkull/shqiptar/kosovar dhe
• Z. F. viti i lindjes 1976 mashkull/shqiptar/kosovar,

persona zyrtarë në cilësinë e ekspertëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), dyshohet se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në konsultim me prokurorin kompetent ndaj të dyshuarve është zbatuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat