Pronari i banesës vret dy grabitësit

Kronikë e zezë

Pronari i banesës vret dy grabitësit

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 13:56

Një ngjarje tjetër e rëndë u shënua në Tiranë.

Dy persona u gjetën të vdekur pranë nënstacionit të Selitës.

Dyshohet se ata janë vrarë nga pronari i një banese, kur kanë tentuar që ta grabisin.

Burime të policisë bënë të ditur se pronari i banesës, Flamur Ymeri ka pikasur hyrjen në banesën e tij të dy personave të armatosur dhe të maskuar dhe në kushtet e vetëmbrojtjes i ka qëlluar të rinjtë duke i lënë të vdekur në vend.

Më pas ai ka njoftuar policinë për ngjarjen dhe është vetëdorëzuar.

Bëhet e ditur se viktimat janë të moshave 22 dhe 27 vjeç, por policia nuk ka bërë të ditur ende identitetin e tyre.

Policia bën të ditur se ka sekuestruar në vendngjarje një automatik të tipit ‘Scorpions’ dhe sipas dëshmisë së pronarit të banesës arma ka qenë e dy grabitësve.

Policia pasi mbërriti në vendin e ngjarjes ka marrë dëshmi edhe të personave të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen e rëndë.

Për të dytën ditë me rradhë Tirana zgjohet me ngjarje të rënda. Një ditë më parë u ekzekutua në Kamëz një 50- vjeçar në një atentat që iu bë në sy të djalit të tij të mitur. Ndërsa në Fushë-Prezë gjyshi vrau nipin e më pas veten pas konflikteve të pronësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat