“Mos e rrih të fejuarën”. Masakron motrën e burrin

Kronikë e zezë

“Mos e rrih të fejuarën”. Masakron motrën e burrin

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 13:16

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Shën e Premte, në afërsi të Divjakës, orët e para të mëngjesit të sotëm, 17 dhjetor 2014.

Sipas Ora News, 30-vjeçari Gëzim Garruli, ka hyrë në shtëpinë e së motrës së tij Shkurte Balla dhe ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë të motrën dhe bashkëshortin e saj, Fiqiret Balla.

Çifti Balla ishte në banesë kur janë qëlluar disa herë me pistoletë nga Gëzim Garruli.

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia e Lushnjes.

Aktualisht Shkurte Balla, 42 vjeçe, është në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes, pasi plumbat i kanë prekur disa organe jetësore dhe mjekët po përpiqen ta mbajnë në jetë, ndërsa bashkëshorti i saj ka marrë një plumb në trup, por është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se i riu kishte shkuari tek e motra për darkë, por biseda rreth fejesës duket se ka irrituar 30-vjeçarin, pasi çifti Balla i kërkoi të mos keqtrajtonte të fejuarën.

Në të gdhirë të së mërkurës, debati duket se është ndezur sërish, ku Gëzim Garruli nuk ka hezituar të qëllojë mbi të motrën dhe bashkëshortin e saj, disa herë me pistoletë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat