Kapen 4 shqiptarë në Padova, Itali. Tremijë euro fitim në ditë me prostitucion

Kronikë e zezë

Kapen 4 shqiptarë në Padova, Itali. Tremijë euro fitim në ditë me prostitucion

Më: 29 nëntor 2014 Në ora: 00:18

Katër shqiptarë u arrestuan në Padova të Italisë nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në bashkëpunim, njoftuan sot në mbrëmje mediat lokale.

Ata thanë se u deshën gjashtë muaj hetim dhe metoda speciale investigimi për të çuar në operacionin e sotëm.

Hetuesit thanë se organizata kriminale shqiptare fitonte deri në tremijë euro në ditë nga vajzat që përdorte si prostituta.

Zonat qe mbuloheshin nga kjo organizate ishin rrethrrotullimet e Vigodarzere dhe Campodarsego.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat