Festuan pavarësinë me breshëri kallashnikovi, në pranga dy të rinj

Kronikë e zezë

Festuan pavarësinë me breshëri kallashnikovi, në pranga dy të rinj

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 23:49

2 të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës mbrëmjen e sotme për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Shtetasit A K 16 vjeç K. Ll 17 vjeç, banorë të lagjes Nr.5 në Sanxhak u kapën në flagrancë rreth orës 19:00 pasi gjatë mesditës, sipër lagjes,kanë gjuajtur me armë zjarri.
Në cilësinë e provës materiale, dy të ndaluarve iu sekuestruan një automatik mod.56 me te cilin kishin qëlluar këta shtetas dhe 3 gëzhoja mod.56.
Materialet lidhur me këtë çështje iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat