Shkodër, sekuestrohen armë e municione, në pranga një 38-vjeçar

Kronikë e zezë

Shkodër, sekuestrohen armë e municione, në pranga një 38-vjeçar

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 23:30

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses një operacion policor në të gjithë qytetin, ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh pa leje dhe municione të tjera, ndërsa ka rënë në pranga edhe një 38-vjeçar.

Operacioni është zhvilluar në disa lagje të qytetit, ndërsa në pranga ka rënë Ndok Marku 38 vjeç, banues në lagjen “Tepe”, i arrestuar për posedim të një arnme zjarri automatik.

Sipas policisë, aksioni do të vijojë përgjatë gjithë mbrëmjes ku priten edhe zhvillime të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat