HISTORIA / 17-vjeçarja “e përdhunuar” nga komshiu

Kronikë e zezë

HISTORIA / 17-vjeçarja “e përdhunuar” nga komshiu

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 18:59

Historia e një 17-vjeçarej nga Baldushku, e cila u përdhunua nga komshiu i saj është bërë akoma edhe më dramatike pas braktisjes nga i fejuari.

Adoleshentja dhe familja e saj kanë denoncuar në polici këtë rast dy ditë më parë në polici, në Komisariatin Nr 1. 17-vjeçarja ishte fejuar nga familja e saj me një djalë, i cili sapo ka zbuluar që vajza nuk është e virgjër, ka vendosur të prishë lidhjen. Kjo është bërë shkak që vajza të rrëfejë përdhunimin që i ka bërë komshiu dy vite më parë.

Por, në fakt deklarata e saj në policia ka ndryshuar. Fillimisht ajo tha se komshiu e ka detyruar atë dy vite më parë të kryenin marrëdhënie seksuale nën presionin e dhunës. Por disa orë më pas ka ndryshuar deklarimin e saj, duke thënë se, deklarata e parë është e pa vertetë dhe se atë nuk e kishte përdhunuar komshiu, por kishte shkuar me të me dëshirën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat