Përdhunuan çiftin në Fier, pranga dy të dyshuarve

Kronikë e zezë

Përdhunuan çiftin në Fier, pranga dy të dyshuarve

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 14:38

Janë arrestuar sot dy autorët e dyshuar të ngjarjes së tmerrshme të pasdites së 20 tetorit në pyllin e Semanit, ku dy të rinj të fejuar u grabitën dhe u përdhunuan nga dy persona të armatosur.

Një muaj pas ngjarjes, policia ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar për ngjarjen. Endri Goga dhe Shaban Skeja, u vunë në pranga këtë të premte, pasi në banesën e tyre u gjetën maskat, fishekë dhe një shotgan, që besohet të kenë lidhje me ngjarjen.

Si ndodhi ngjarja

Bëhet fjalë për ngjarjen e datës 20 tetor, ku dy të rinj rreth orës 14:00 u nisën për të kaluar një pasdite në intimitet në bregdetin e Semanit. Pas mbërritjes së tyre në vend, të rinjtë parkuan makinën për të qëndruar pranë njëri-tjetrit. Por rreth orës 15:00, aty mbërritën dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri, të cilët i goditën dhe i kërcënuan se do t’i vrisnin. Më pas ata u lidhën duart dy të rinjve dhe i detyruan të kryenin marrëdhënie seksuale me dhunë, jo vetëm vajzën e re, por edhe të fejuarin e saj 28-vjeçar.

Pas torturimit për gati një orë, autorët i lidhën në pemë dy të rinjtë dhe u morën atyre rrobat, celularët, paratë dhe të gjitha sendet personale që kishin me vete, duke i lënë të zhveshur. Më pas të rinjtë shkuan menjëherë në postën e policisë që ndodhet në fshatin Seman dhe denoncuan dhunën që u ishte ushtruar, si dhe vjedhjen e të gjitha rrobave dhe 10 mijë lekëve të reja që kishin me vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat