Vrau dy veta në vitin 2007, gjykata i jep 8 vite burg

Kronikë e zezë

Vrau dy veta në vitin 2007, gjykata i jep 8 vite burg

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 12:08

Gjykata ka dënuar me 8 vite burg të akuzuarin për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2007, përballë Kopshtit Zoologjik në Shkup.

Gjorgji Topalovski është shpallur fajtor për veprën “vrasje në çast”, por gjykata i ka zbutur dënimin sepse nga provat është konstatuar se vrasjen i akuzuari e ka kryer në gjendje afekti, shkaktuar nga viktimat.

Topalovski është dënuar me 4 vite burg për secilën nga dy vrasjet.

Më 22 nëntor të vitit 2007, në afërsi të Kopshtit Zoologjik, Topalovski vrau me armë zjarri shtetasit Novica Blagoeviq (30) dhe Adrej Filip (34), që të dy nga Shkupi.

Sipas vendimit gjyqësor, Topalovski shkrehu armën drejt dy viktimave, pasi këta e sulmuan fizikisht.

Pas vrasjes, Topalovski u arratis në Republikën Dominikane, ku pas disa muajsh u arrestua nga policia e Interpolit dhe u ekstradua në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat