Vdes minatori 30-vjeçar nga shembja e masivit shkëmbor

Kronikë e zezë

Vdes minatori 30-vjeçar nga shembja e masivit shkëmbor

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 12:35

Një tjetër viktimë është shënuar sot, në galeritë e minierës në Bulqizë, si pasojë e shembjes së masivit shkëmbor.
Viktima është Leonard Shabani, 30 vjeç, ndërsa i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur 28-vjeçari, Ramiz Çupi.

Ngjarja ka ndodhur në pusin numër 2 tek galeria G20, në minierën e kromit, ku minatorët po kryenin punime. Ata ishin duke punuar, ndërsa dyshohet se një masiv shkëmbor është shkëputur dhe i ka zënë poshtë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, nga ku ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës, si dhe të plagosurin, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Peshkopisë, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Aktualisht ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, pavarësisht se galeritë e minierave në Bulqizë, kanë vite që marrin jetë njerëzish për shkak të kushteve të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat