Shkodër, tritol në katin e tretë të pallatit

Kronikë e zezë

Shkodër, tritol në katin e tretë të pallatit

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 00:59

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45 në lagjen “Rus” të këtij qyteti, teksa një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në katin e tretë të një pallati. Fatmirësisht, nuk ka patur të lënduar nga shpërthimi.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa uniformat blu po punojnë për shkaqet, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat