Makina përplaset nga treni i pasagjerëve, 2 të plagosur

Kronikë e zezë

Makina përplaset nga treni i pasagjerëve, 2 të plagosur

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 13:00

Një automjet u përplas paraditen e sotme nga treni i i pasagjerëve i linjës Elbasan-Durrës. Ngjarja ndodhi në fshatin Vidhas, teksa makina po tentonte të kalonte shinat e trenit.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona, të cilët po udhëtonin në automjetin tip “Renault” me targa El 36 93 C.
Mësohet se të plagosurit u dërguan në spitalin rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërkohë që bëhet e ditur se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. "A1 Report" sjell pamje nga vendi i ngjarjes të makinës së përplasur nga treni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat