Kërcënon ish-kunatin duke e bërë përgjegjës për ndarjen me gruan

Kronikë e zezë

Kërcënon ish-kunatin duke e bërë përgjegjës për ndarjen me gruan

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 11:55

Një burrë në Elbasan ka kërcënuar me thikë ish-kunatin, duke e bërë përgjegjës për ndarjen me gruan e tij.

Ne lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, për motive të dobëta 34 vjeçari ka kanosur me thikë ish-kunatin e tij me iniciale S.B., duke e bërë fajtor për prishjen e martesës me të motrën.

Sapo është sinjalizuar për këtë ngjarje, fatmirësisht pa pasoja për jetën, është bërë shoqërimi i shtetasit me iniciale E.D. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Kanosje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat