Plagoset në oborrin e saj

Kronikë e zezë

Plagoset në oborrin e saj

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 11:38

Një femër është plagosur nga një plumb qorr në oborrin e saj. Rasti ka ndodhur në fshatin Strellc i Ulët të Deçanit, ku viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore në bark.

Ajo është dërguar në spitalin rajonal të Pejës dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi.

Njësiti i hetimeve nga vendi i ngjarje ka bërë fotografimin dhe ka konfiskuar një predhe të kalibrit 7.62 mm. Me rastin është marr njësiti përkatës policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat