“Shuhet” Petrit Bushati, ambasadori shqiptar në Maqedoni

Kronikë e zezë

“Shuhet” Petrit Bushati, ambasadori shqiptar në Maqedoni

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 11:13

Ndërron jetë pas një sëmundje të rëndë ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati. Diplomati Bushati u emërua ambasador në Maqedoni në fillim të vitit 2014. Petrit Bushati ka qenë ambasador në Suedi në vitin 1988-1991, më pas nga 1997-2001 ka shërbyer në ambasadën e SHBA-ve, ndërsa nga 2002-2006 ka qenë ambasador i Shqipërisë në Beograd. Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Petrit Bushati është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë kronike. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Punëve të Jashtme. Diplomati me karrierë, Petrit Bushati u zgjodh ambasador i Shqipërisë në Shkup në pranverë të këtij viti. Në nder të diplomatit Bushati, Ministria e Punëve të Jashtme do të zhvillojë ceremoninë e homazheve ditën e nesërme në orën 12:00-14:00 në ambientet e këtij institucioni.

Ditmir Bushati: Dhimbje për humbjen e parakohshme të ambasadorit Bushati

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati. “Dhimbje e thellë për ambasador Petrit Bushatin. Fisnikëria, përkushtimi e profesionalizmi i tij do t’i mungojnë diplomacisë shqiptare. #RIP”, shkruan ministri Bushati në faqen e tij në rrjetin social “Twitter”.

“Dhimbje e thellë për Ambasador Petrit Bushatin. Fisnikëria, përkushtimi e profesionalizmi i tij do t’i mungojnë shërbimit të jashtëm. Ndonëse për pak kohe, ndjehem me fat që e kisha bashkëpunëtor të afërt” shkruan ministri i Jashtëm Bushati, në një mesazh ngushëllimi për ndarjen e tij nga jeta. Sipas Bushatit ai ishte njohës i shkëlqyer i rajonit, ushtrues i funksioneve të larta në organizata rajonale.

“Së fundmi Petriti shërbente si Ambasador i Shqipërisë në Maqedoni. Gjatë karrierës së spikatur në shërbimin e jashtëm ai ka qenë gjithashtu Ambasador i Shqipërisë në SHBA, Suedi, Serbi. Tek Petrit Bushati kombinohej talenti i rrallë i diplomatit me fisnikërinë e një burri të lartë. Është shumë pak të thuhet se do na mungojë. Sikundër humbjen e tij do ta kemi të vështirë për ta rikuperuar. Ngushëllime familjes së tij! Shpirti ju prehtë në paqe!” shkruan Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat