Zbardhen detajet dhe arsyet e vrasjes se 27 vjeçarit

Kronikë e zezë

Zbardhen detajet dhe arsyet e vrasjes se 27 vjeçarit

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 21:56

(I plotësuar) - Një djalë i ri ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka gjetur vdekjen pas dërgimit në spital, pasi u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Burime nga policia lokale thanë se viktima është Fation Oska 27 vjeç, lindur në Cerrik dhe banues në qytetin Elbasan. Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 20.40 në lagjen “Beqir Dardha”, kur Fation Oska u qëllua me pistoletë nga një person i cili momentalisht është të paidentifikuar. I plagosuri është dërguar me shpejtësi në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë edhe pas ndërhyrjes mjekësore. Policia lokale tha se ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së Fationit, por nuk publikohet emri i tij për shkak se është shpallur në kërkim. Nga hetimi ka dalë se autori i kishte ngacmuar të dashurën, vëllait të viktimës Fation Oska. Nisur nga kjo, Fationi ishte zënë me autorin tashmë në kërkim, disa herë përmes thirrjeve në celular. Ata në telefonatën e fundit e kishin lënë për t’u takuar dhe “sqaruar” këtë mbrëmje. Por me të shkuar në vendin ku e lanë të takoheshin, autori e ka prerë në besë dhe e ka qëlluar për vdekje sapo ka mbërritur. Policia thotë se është në ndjekje të autorit të vrasjes.

Elbasan, një person plagoset për vdekje

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, si pasojë e të cilit ka ndërruar jetë Fatjon Oska nga Cërriku.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Beqir Dardha”. Oska është qëlluar nga persona të paidentifikuar.

Fillimisht ai është plagosur, ndërsa dhe nga ndëryrja e bluzave të bardha të Elbasanit, nuk mundi të mbijetojë nga plagët e marra.

Policia është në ndekje të autorëve të vrasjes dhe po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat