Sekuestrohet 70 kg marihuanë nga Shqipëria, arrestohet 1 italian

Kronikë e zezë

Sekuestrohet 70 kg marihuanë nga Shqipëria, arrestohet 1 italian

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 13:15

Policia italiane ka sekuestruar sot një sasi të madhe lëndësh narkotik me origjinë nga Shqipëria dhe arrestuar në flagrancë 30-vjeçarin, Xavier Brandusio.

Sipas medieve italiane, arrestimi është kryer në komunën Cerignola të Apulias, në krahinën e Foggia-s. Poseduesi e kishte ndarë marihuanën në 350 mijë doza të vogla dhe ishte gati për t’ua shitur përdoruesve.

Pas një hetimi të gjatë, policia ka vënë në shënjestër trafikantin duke i vënë prangat. Droga, me origjinë nga Shqipëria, ishte mbështjellë me qese plehrash dhe ishte fshehur në hapësirën ndarëse midis bagazhit dhe ulëseve të pasme të automjetit të autorit tip “Range Rover”.

Policia ka kontrolluar gjithashtu edhe banesën e tij, por nuk ka gjetur asnjë provë tjetër. Menjëherë sapo është arrestuar, 30-vjeçari është dërguar në burgun e Foggia-s.

Ai akuzohet për posedim dhe tregtim të paligjshëm të lëndëve narkotike, ndërsa policia italiane po heton për të zbuluar lidhjet dhe rrugën që ka bërë lënda narkotike nga Shqipëria në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat