Vranë 10 civilë shqiptarë, 10 vjet burg për ish-ministrin maqedonas

Kronikë e zezë

Vranë 10 civilë shqiptarë, 10 vjet burg për ish-ministrin maqedonas

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 12:17

Ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Lube Boshkovski u dënua një ditë më parë me dhjetë vjet e gjysmë burg për një vrasje të kryer në bashkëpunim në vitin 2001.

Boshkovski akuzohej si ndihmës për vrasjen e 10 civilëve shqiptarë në një fshat në Shkup gjatë konfliktit civil të vitit 2001. Ish-ministri maqedonas është akuzuar dhe më vonë liruar për mungesë provash nga Gjykata e Hagës.

Gjykata e Shkupit la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për katër persona të tjerë të akuzuar për vrasjen. Tre prej të akuzuarve, shtetas serbë, u dënuan në mungesë. Fajtorë u shpallën edhe dy ish-zyrtarë të policisë dhe ish-truproja e Lube Boshkovskit.

Ky është procesi i dytë gjyqësor që zhvillohet për këtë rast.

Avokatët mbrojtës të ish-ministrit thanë se do ta apelojnë përsëri vendimin dhe do të kërkojnë rigjykim, pasi sipas tyre ky është një proces i montuar politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat