Sherr me thika mes dy grupeve të rinjsh, dy në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Sherr me thika mes dy grupeve të rinjsh, dy në gjendje të rëndë

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 11:07

Një sherr për motive të dobëta mes dy grupeve të rinjsh ka përshkallëzuar në një përleshje me thika mbrëmjen e djeshme, ku si rezultat kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e shkuar, ndërsa të plagosur kanë mbetur një 22-vjeçar nga Shkodra dhe një 23 vjeçar nga fshati Hajmej.

Policia e Shkodrës ka njoftuar se 23-vjeçari nga Hajmeli është në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto”, pranë “Rrugës së Dollarit” për motive të dobëta.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar 4 persona dhe po kryen hetimet për të zbardhur të gjitha motivet për të cilat ndodhi sherri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat