E vranë me tulla në emër të “nderit”, dënohen me vdekje babai dhe vëllezërit

Kronikë e zezë

E vranë me tulla në emër të “nderit”, dënohen me vdekje babai dhe vëllezërit

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 10:07

Gjykata e Lartë e Pakistanit të mërkurën ka dënuar për vdekje katër të afërm të 25 vjeçares Igball Farzana, e cila dy muaj më parë u qëllua me tulla për vdekje në emër të “nderit” që ajo ia kishte “fëlliqur” familjes.
Igball kishte refuzuar të martohej me burrin e gjetur nga familja dhe u vra brutalisht nga familjarët që kundërshtuan martesës së saj me burrin, me të cilin ajo tashmë priste edhe fëmijën.

Gjykata dënoi me vdekje babain, dy vëllezërit, kushëririn dhe personin që pretendonte të ishte bashkëshorti i saj, ndërsa një kushëri u dënua me dhjetë vjet burg, raporton The World Post, transmeton lajmi.net.

Pakistani aktualisht ka një moratorium për ekzekutimet, por edhe sikur të mos hiqet kurrë, të dënuarit me vdekje, sipas Gjykatës së Lartë, do të vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm.

Një i afërm i familjes tha se planifikon të apelojë vendimin e gjykatës, por reagimet e organizatave të njeriut ishin të menjëhershme, duke kërkuar edhe heqjen e “ngrirjes” së vendimit të vdekjen dhe ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Qindra gra vriten, e ndoshta edhe mijëra, vriten çdo vit në Pakistan në emër të nderit, që kryekëput lidhet me mungesën e emancipimit të shoqërisë, traditat konservatore familjare dhe kalimin në heshtje të këtyre krimeve barbare edhe nga ana e autoriteteve pakistaneze.

Sipas Komisionit të Drejtat e Njeriut të Pakistan, vetëm në vitin 2013, janë raportuar në media 869 raste të të ashtuquajturave “vrasje nderi”, por shifrat mund të jenë më të larta, pasi sipas këtij komisioni, shumë raste nuk raportohen.

Reagimi i autoriteteve në “rastin Farzana” ishte i veçantë për shkak se krimi u ndodhi në një rrugë të zënë jashtë Gjykatës së Lartë provinciale ku viktima kishte shkuar për të kërkuar mbrojtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat