Ndërron jetë pas lindjes, bashkëshortja e portierit të Partizanit

Kronikë e zezë

Ndërron jetë pas lindjes, bashkëshortja e portierit të Partizanit

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 09:19

Bashkëshortja e portierit të Partizanit Alban Hoxha, ndërroi jetë ditën e djeshme, pas lindjes së fëmijës.

Gëzimi i parë për familjen Hoxha, u kthye në një tragjedi pas disa komplikacioneve që shoqëruan lindjen, ndaj të cilave bashkëshortja e portierit, nuk mundi të shpëtonte.

Klubi i Futbollit i ka shprehur ngushëllimet më të thella portierit për ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij, e po ashtu familjes e miqve.

“Zoti të dhëntë forcë, Alban, ty dhe familjes, për humbjen e madhe të gruas”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat