Vlorë, pranga autorit të vrasjes të një të riu 26-vjeçar

Kronikë e zezë

Vlorë, pranga autorit të vrasjes të një të riu 26-vjeçar

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 17:59

Pranga autorit të dyshuar për një vrasje në qytetin e Vlorës. Policia e qytetit bregdetar, ka njoftuar se ka arrestuar sot 42-vjeçarin Aleksandër Musaraj, i shpallur në kërkim.

Ky i fundit, sipas policisë, ka qëlluar dhe vrarë me armë zjarri 26-vjeçarin Endri Yzeiri. Një ngjarje që ka ndodhur në datën 10 gusht 2014 në një lokal pas një grindjeje për motive të dobëta.

Konflikti ka nisur, kur dy grupe djemsh, të cilët ishin ulur në tavolina të ndryshme, kanë nisur të debatojnë dhe më pas njëri prej tyre ka nxjerrë armën duke qëlluar të riun, i cili humbi jetën duke u transportuar drejt spitalit të qytetit..

Dëshmitarët në vendngjarje, i kanë treguar policisë se autori i ngjarjes ishte pikërisht Alekandër Musaraj, i cili është vënë në pranga dhe tashmë do të përballet me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat