Ura që i mori jetën, lë trupin e 22-vjeçarit pa varrosur

Kronikë e zezë

Ura që i mori jetën, lë trupin e 22-vjeçarit pa varrosur

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 16:31

Familja e 22-vjeçarit Liman Balloku, i cili humbi jetën pas shembjes së urës nga përmbytjet, gjatë orëve të mbrëmjes së të martës, është përballur me një tjetër dramë sot.

Ndonëse reshjet kanë pushuar, ura e dëmtuar ka penguar të afërmit e viktimës, për të përcjellë 22-vjeçarin për në banesën e fundit.

Ura e shkatërruar është e vetmja mundësi për të kaluar në fshatin Vinjoll, dhe për fat të keq ajo ishte sot, e vetmja pengesë për të varrosur trupin e Ballokut.

Trupi i të riut nga Vinjolli, që humbi jetën pas shembjes së urës në Skuraj si pasojë e motit të keq, ndodhet në morgun e Lacit, në pamundësi për t’u dërguar në shtëpi, ku familjarët kanë hapur mortin që prej orëve të para të mëngjesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat